Londër, 9 maj 2011, NOA – Tashmë edhe mbretëresha e Britanisë së Madhe Elizabet ka një iPad. Mbretëresha Elizabet porositi stafin e saj të ngushtë që t’i blejnë një iPad.
Kjo kërkesë erdhi pikërisht pasi mbretëresha u apasionua me iPadin e Apple, që nipërit e saj Harry e William ia mësuan si ta përdorte.
“Nuk kishte parë asgjë të ngjashme me iPad-in deri më tani dhe u godit fort nga mënyra se si përdoret”, thotë një person pranë i stafit të mbretëreshës.
Mbretëresha 80-vjeçare është tejet e dhënë pas risive të teknologjisë.
Përveç iPadit, mbretëresha Elizabet ka në përdorim edhe dy iPod, njërin të blerë në vitin 2005 që përmbledh 1500 këngë, ndërsa tjetrin ia ka dhuruar presidenti amerikan Barack Obama, gjatë vizitës së tij të fundit në Londër në vitin 2009.
mit/NOA