Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Zëdhënësja e procesit zgjedhor të Partisë Socialiste Mimi Kodheli, pak minuta më parë reagoi ndaj kryeparlamentares Jozefina Topalli njëherësh numri 2 i Partisë Demokratike.
“Topalli kërkoi pranimin e rezultatit nga ana e Edi Ramës, pyetja nuk është a do të pranojë Edi Rama fitoren e radhës, por pyetja e thjeshtë është a do e pranojë z.Berisha dhe zonja Topalli humbjen e thellë në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Kodheli.
Sipas saj, loja e titrave selektive që po nxjerrin televizionet e djathta nuk e çojnë asgjëkundi Partinë Demokratike, pasi shtoi ajo Edi Rama është 1200 vota përpara Lulzim Bashës, ashtu sikundër “Aleanca për të Ardhmen” udhëheq ndaj koalicionit të turpit.
Kodheli theksoi se qendrat e numëruara deri tani janë konsideruar si më favorite për të djathtën, duke shtuar se fitorja e Edi Ramës do jetë edhe më e thellë.
a.y/NOA