Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Në daljen e saj të ardhës Mimi Kodheli zëdhënësja e Partisë Socialiste për procesin zgjedhor deklaroi sërish se Partia Demokratike dhe maxhoranca po bllokojnë numërimin e votave.
Sipas saj, synimi i Berishës është i qartë të dekurajojë mbështetësit e opozitës.
Më tej ajo tha se, KQZ po luan një rol kriminal duke publikuar rezultate të deformuara dhe që sipas saj, nuk kanë asnjë lloj transparence por favorizojnë kandidatin humbës.
“Qëllimi i koalicionit të turpit, synon të bllokojë numërimin deri në largimin e vëzhguesve të cilët mendohet se do të largohen të mërkurën, në mënyrë që të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve. Edi Rama dhe Partia Socialiste e kanë fituar bindshëm Tiranën dhe gjithë Shqipërinë dhe çdo tentativë e koalicionit të turpit nuk tregon gjë tjetër veçse frikë. I kërkojmë OSBE-ODHIR që të zgjasë kohën e vëzhguesve afatshkurtër që të shmang çdo lloj manipulimi të mundshëm”, deklaroi Kodheli.
Në përfundim ajo theksoi se çdo moment e më tepër po tregohet për humbejn e standardeve në këto zgjedhje.
a.y/NOA