English

Maqedoni, opozita akuzon për falsifikim të zgjedhjeve

Shkup, 9 maj 2011, NOA- Lidhja Social-demokrate Maqedonase ka akuzuar partinë në pushtet VMRO-DPMNE për përgatitjen e skenarëve për falsifikim të zgjedhjeve të 5 qershorit.

Radmilla Sheqerinska, kandidatja opozitare e nominuar për kryeministre në rast të fitores së zgjedhjeve ka theksuar se është zbuluar akti i parë i planeve të pushtetit për të falsifikuar zgjedhjet dhe se bëhet fjalë për një aferë të ashtuquajtur "Vend pune pas sigurimin e 20 votave", ku urdhërohen të punësuarit në administratë dhe institucione të sigurojnë së paku 20 vota.

"Presionet e Qeverisë tani kanë emër dhe mbiemër. Për to kemi dëshmi, edhe atë shumë dëshmi. Mijëra emra. Dhjetëra funksionarë. Ai i cili qëndron pas kësaj, që ka mundësuar këtë dhe po e krijon është Nikolla Gruevski", theksoi Sheqerinska.

Ajo i bëri thirrje kryeprokurorit të përgjithshëm dhe institucioneve tjera që të mbrojnë qytetarët dhe të drejtën e tyre të shprehjes të garantuar me kushtetutë.

Nga ana tjetër, deri tani nuk është atakuar partinë shqiptare BDI lidhur me ekzistencën e një plani të tillë, për sigurimin e votave nëpërmjet presioneve ndaj të të punësuarve në administratë.

INA/NOA

KOMENTE