Tiranë, 9 maj 2011 NOA - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti sot atmosferën në të cilën u zhvilluan zgjedhjet gjatë ditës së djeshme.
Shqiptarët dje kanë votuar si qytetarë evropianë. Për Shqipërinë dhe shqiptarët është e nevojshme që këto zgjedhje të jenë në përputhje me standardet evropiane, - vlerëson PDIU, kurse i bën thirrje forcave politike që janë pjesë e administrimit të procesit zgjedhor që të ruajnë standardet e këtyre zgjedhjeve.
Dje nuk ka patur të fituar dhe të humbur, por kanë fituar proceset integruese të Shqipërisë, - vlerëson PDIU.
Deri më tani, PDIU thotë se ka arritur rezultate pozitive në të gjithë vendin. Është konfirmuar fitorja e kandidatit të PDIU në Bashkinë Rrogozhinë, z. Ndriçim Dushku.
Në Bashkinë Delvinë, PDIU është shpallur forcë e parë politike, ndërsa deri tani është forcë e dytë politike në bashkitë Peqin, Rrëshen dhe Bajram Curri, tha drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në PDIU, Ardit Bido.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, gjatë procesit të numërimit të votave ka vërejtur se po cënohet vota e saj në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Berat.
PDIU siguron se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të denoncuar këto parregullsi, ndërkohë që bën u thirrje forcave politike administrojnë procesin e numërimit sipas standardeve dhe frymës së votimit të qytetarëve shqiptarë.
e.t/NOA
Minutë pas minute rezultatet