Milano, 9 Maj, NOA- Ajo, ai dhe një tjetër (i dashuri i tij) dhe qeni, i cili zbulon këtë lidhje. Ngjarja ka ndodhur në një provincë të Milanos dhe ka si protagonist qenin Charlie pesë vjeç. Marta dhe Venancio ishin një çift i martuar prej rreth dyzet vjetësh dhe ai dashurohet me shokun e tij Gianni 46 vjeç.
Gianni merr dhe shtëpinë në të njëjtën ndërtesë ku jeton Venanzio. Për disa muaj, ajo nuk kupton asgjë. Marta nuk ka aspak dyshime, por marrëdhënia është zbuluar nga Charlie . Në fakt, ndërsa të tre kanë qenë në një drekë në apartamentin e Gianni qeni del nga dhoma e gjumit me të brendshmet e Venanzio në gojë, të brendshme të dizenjuara që gruaja ia kishte dhuruar atij.
Gianni e Venanzio i kanë bërë të ditur Martës lidhjen e tyre dhe ajo ka kërkuar divorcin. Venanzio ka shkuar të jetojë në shtëpinë e Gianni dhe Marta në shtëpinë bashkëshortore. Por historia e tyre vazhdon dhe në gjykatën e kafshëve AIDAA, pasi të dy ish-bashkëshortët duan të marrin qenin.
Pavarësisht se qeni është sjellë nga Venanzio, ai ka jetuar gjithmonë në shtëpinë e Martës. Kështu, gjykata ka vendosur që Charlie mbetet pronë e Venanzio dhe gjithashtu i lejohet të vazhdojë të flejë në vendin e tij në apartamentin që rri Marta.
Shpenzimet e mirëmbajtjes dhe kujdesi veterinar janë të ndarë në mënyrë të barabartë në mes të dyve. Të dy pronarët nënshkruan marrëveshjen ndërsa mbetet në duart e gjykatës së kafshëve për të vlerësuar çdo gjashtë muaj deri në tre vjet ritmin dhe suksesin e marrëveshjes. Nënshkruar nga të dy klauzola parashikon që çdo shkelje do të humbasë të drejtën për të parë Charlie.
a.e./NOA