Tiranë, 9 maj, NOA – Deputetja e PS dhe zëdhënësja e fushatës elektorale, Mimi Kodheli, deklaroi pak minuta më parë së Partia Socialiste është fituese në mjaft njësi vendore. Ajo ka theksuar se diferenca në Bashkinë e Tiranës është 10 për qind në favor të Ramës. Ajo tha se PS ka fituar në Përmet, Tepelenë, Himarë, Rrëshen dhe është në avantazh në të gjitha qytetet kryesore.
Kodheli i bëri apel kryeministrit që të mos vonojë procesin e numërimit në Tiranë. “Ke humbur zgjedhje dhe standardet mos pengo procesin e numërimit në Tiranë”, tha Kodheli.
Ajo u shpreh se PS-ja është në avantazh në Fier, Lushnje dhe në shumë zona të tjera.
a.k/NOA