English

Rama-Basha, më shumë se 1 mijë vota diferencë

Tiranë, 9 maj, NOA - Rezultatet e fundit paraprake për garën e Bashkisë së Tiranës kanë thelluar edhe m tepër avantazhin mes kandidatëve Basha dhe Rama. Kandidati i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas numërimit të më shumë se 22 kutive të votimit ka 7059 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste, Edi Rama ka 8228, duke thelluar diferencën me më shumë sesa 1000 vota.

Në avantazh, PS është edhe në Vlorë. Në këtë bashki, nga numërimi i deritanishëm i votave kandidati i Aleancës për të Ardhmen Shpëtim Gjika kryeson me 4777 vota, nga 3785 që ka marrë kandidati i Aleancës për Qytetarin Ardian Kollozi.

a.k/NOA

KOMENTE