Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Në një dalje të pak minutave më parë kryesocialisti Edi Rama së bashku me Adelina Farricin, të sapozgjedhurën në bashkinë e Burrelit, deklaroi se ka marrë mbështetjen dhe simpatinë me një votë befasuese.
Gjatë fjalës së saj Farrici u premtoi qytetarëve se do realizoj gjithçka u ka premtuar së bashku me bashkëqytetarët.
Më tej kryesocialisti njëherësh kandidat për tu rikonfirmuar në krye të Bashkisë së Tiranës u shpreh se, fitoret e sotme kanë qenë spektakolare dhe gjerdani i fitoreve është zgjatur e vazhdon të zgjatet.
Në vijim lideri i së majtës falënderoi publikisht të gjithë fituesit nga jugu në veri: “Dëshiroj ta nisë nga ai i Fushë-Krujës, me një rezultat befasues dhe spektakolar, më tej me një fitore tjetër të cilën ai e cilësoi të vështirë, Bashkinë e Divjakës, e pastaj me Gjirokastrën, Këlcyrën dhe Memaliajn, Divjakën, më tej me Gramshin, një bashki e cila është mbajtur pa asnëj sukses nga rivalët e palës tjetër, me Urën Vajgurore dhe Poliçanin. Dy bashki të rikonfirmuara, Ballshin, rikthehemi me entuziazëm dhe besim të madh në Tepelenën e marrë peng katër vjet nga Saliu, rikonfirmohemi në Ersekë, marrim një madat pas shumë e shumë vitesh nga boshllëku i qeverisjes së Saliut në Krumë, Sarandën të cilën do e nxjerrim nga llomeja, rikthehemi në Përmet, e sigurisht në zonën e fitores së bujshme në Himarë”.
Sipas tij, e vetmja rrugë drejt së ardhmes po i bashkon socialistët edhe me qytetarët e Kavajës, ku sipas tij avantazhi është jashtë çdo parashikimi, duke vijuar më tej me Orikumin, Pogradecin dhe mundjen e një matrapazi në Elbasan, siç e cilësoi Rama, Durim Hushin.
Ai shprehu bindjen për një fitore të shkëlqyer në Lushnje, duke shprehur bindjen për Korçën.
“Në parafund në këtë rresht të gjatë fitores dëshiroj të shtrij dorën e bashkimit pas 20 vjetësh ndasie me kryetarin e Laçit”, u shpreh kandidati për kryebashkiak të kryeqytetit.
Më tej Rama theksoi se të dhënat janë shumë pozitive në shumë komuna, nga jugu në veri.
Në përfundim kryesocialisti vuri theksin tek, “Episodi i shëmtuar, i rrethimit të Tiranës me një përpjekje njerëzish të dëshpëruar që synojnë të godasin në zemër të vendit as më shumë dhe as më pak lokomotivën e vendit që është dhe mbetet Tirana”.
Rama u bëri apel, komisionerëvbe, duke u thënë që të mos shkojnë pas Saliut që të ndihmojnë këtë proces, duke i treguar atij se nuk mund të tërheqë më prej hunde Shqipërinë.
a.y/NOA