English

Rama kryeson me afro 1500 vota kundrejt Bashës

Tiranë, 9 maj 2011, NOA – Ndërkohë që janë numëruar 30 kuti nga gjithsej 433 kutitë e votimit për Bashkinë e Tiranës, kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, njëherësh kryesocialisti Edi Rama kryeson me plot 10504 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë, kandidatit të “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha që deri më tani ka marrë plot 9038 vota.

Ndërsa kandidati i Partisë Komuniste ka marrë 53 vota.

Numërimi i votave në KZAZ-në nr. 47 në shkollën “Hasan Prishtina” nisi sot në orën 12.00.

Ndërsa në KZAZ-në nr. 54 e vendosur në shkollën “Avni Rustemi” pranë njësisë nr. 10, një njësi me plot 25 qendra votimit numërimi nuk ka nisur deri pas mesditës.

Këtu janë vendosur shumë vëzhgues, pasi në këtë zonë votojnë plot 22 000 zgjedhës, ku pjesëmarrja ishte plot 50 përqind.

Ndërkohë në KZAZ-në nr. 2 që që i përket njësisë nr. 9, nga pesë kuti të numëruara në katër prej tyre kryebashkiaku Edi Rama kryeson ndaj Lulzim Bashës.

Ndërkohë ajo që është për tu shënuar është se nuk ka nisur ende numërimi i votave për minibashkinë nr. 5, e cila është një nga zonat bastion të liderit të opozitës.

Gjithsesi fitorja e Ramës është deklaruar edhe nga selia rozë, ku zëdhënësja e PS-së për procesin zgjedhor, Mimi Kodheli theksoi se Edi rama kryeson me 15 për qin të votave.

mit/NOA

KOMENTE