Në bashkinë e Elbasanit, rezultatet paraprake rendisin në avantazh kandidatin e PS, Qazim Sejdini. Sejdini ka marrë 3346 vota kundrejt Durim Hushit me 2342 vota. Ky rezultat ka dalë nga numërimi i 12 kutive, nga 96.
Po ashtu, edhe në qytetin e Korçës, kandidati i PS, Niko Peleshi është në avantazh me 956 vota.. Ndërsa kandidati i PD-së, Andrea Mano ka marrë 851 vota. Në Korçë janë numëruar gjithsej 5 kuti.
Kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” është në avantazh edhe në qytetin e Rrëshenit. Sipas rezultateve paraprake, 2997 janë marrë nga kandidati i PS dhe 2113 vota për PD. Janë numëruar 18 nga 20 kutitë.
a.k/NOA