English

Ristani-Subashit: Ti nuk flet më në emër të KQZ

Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Në përfundim të mbledhjes së radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u diskutua për problemet gjatë procesit të numërimit të votave, një konflikt ka ndodhur edhe mes dy drejtuesve të këtij institucioni.

Ndërsa Dëshira Subashi, e cila vetëm një orë më parë doli para mediave për të deklaruar se nuk po bëhet transparencë me procesin e numërimit të votave, duket se nuk është mirëpritur nga kreu i KQZ-së Arben Ristani.

Në debat e sipër kreu i këtij komisioni i është drejtuar Subashit, duke i thënë se deklaratat e saj nuk janë si përfaqësuese e këtij komisioni por si përfaqësuese e Partisë Socialiste, duke shtuar se nuk do të flasë më në emër të këtij institucioni dhe me këto fjalë ka mbyllur edhe mbledhjen.

a.y/NOA

KOMENTE