English

Socialistët ndërpresin numërimin te njësia nr.8

Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Njësia numër 8 në kryeqytet është sinjalizuar si njëra nga zonat ku është ndërprerë numërimi i votave.

Eksponentë dhe kandidatë të Partisë Demokratike nga kjo njësi deklarojnë se komisionerët e Partisë Socialiste nuk kërkojnë vetëm 2 ose 3 orë pushim, por pretendojnë që gjithë natën t’ia dedikojnë rimëkëmbjes dhe mbledhjes së fuqive, për të rinisur sërish nesër.

Ndërkaq deri në këto momente komisionerët e “Aleancës për qytetarin”, mësohet se qëndrojnë ende në krye të detyrës.

Sipas eksponentëve të së djathtës theksohet se Kodi Zgjedhor parashikon se në rast se komisionerët që deri në atë moment kërkojnë pushim, atëherë kryhet menjëherë zëvendësimi i tyre me komisionerë rezervë.

Ndërkaq i njëjti pretendim bëhet edhe nga ana e socialistëve ku vetëm pak më parë Mimi Kodheli deklaroi se komisionerët e maxhorancës janë ata që po zvarrisin dhe po bllokojnë me synim manipulimin rezultatin e zgjedhjeve.

a.y/NOA

KOMENTE