English

Subashi: Numërimi i votave nën mungesë transparence, ecuria e ngadaltë

Tiranë, 9 maj 2011, NOA- Nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Dëshira Subashi, deklaroi pak më parë së procesi i numërimit të votave po mbahet me mungesë të plotë të pasqyrimit të këtij procesi nga qendrat e numërimit dhe për rezultatet e dala prej tyre.

“Në këto zgjedhje pasqyrimi i tyre mungojnë dhe ka problem me të dhënat e partive politike dhe me të dhënat e mediave, dhe nga ato në qendrat e votimit, krijohet dezinformacion. Shikoj ecuri shumë të ngadaltë të procesit të numërimit në Tiranë.

Në 2 qendra votimi në Tiranë është bllokuar numërimi, çfarëdo problemi që ndodh në qendrat e Votimit, Kodi Zgjedhor thotë që numërohen të gjitha dhe problemet shënohen me procesverbal dhe dërgohen drejt KQZ-së”, deklaroi Subashi.

Sipas saj çfarë do problemi që të ndodhë në Vendet e Numërimit të Votave, problemi nuk dërgohet menjëherë tek anëtarët e KQZ-së.

a.y/NOA

KOMENTE