Tiranë, 9 maj, NOA - Rezultatet paraprake të numërimit në Tiranë rendisin kandidatin e PS-së Edi Rama në avantazh ndaj kandidatit të PD, Lulzim Basha. Rama ka 3301 vota kundrejt kandidatit të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë 2984 vota ndërsa kandidati Hysni Milloshi ka 51 vota.
Ndërsa në Bashkinë e Fierit kandidati i PS-së, Baftjar Zeqo ka marrë 2611, ndërsa kandidati i PD-së, Ilir Bele ka marrë 1756.
Në Himarë, nga rezultatet paraprake kandidati i PS-së, Jorgo Goro kryeson përballë kandidatit Vasil Bollano.
NOA