Tiranë, 9 maj, NOA - Vëzhguesit ndërkombëtarë të caktuar nga OSBE-ODIHR dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, do ta paraqesin deklaratën e tyre paraprake lidhur me procesin zgjedhor të 8 Majit, në një konferencë të posaçme shtypi ditën e nesërme.
Lajmi është bërë me dije nga vetë zyrtarët e lartë të OSBE/ODIHR-it dhe është publikuar në sitin e këtij institucioni, duke sqaruar saktësisht se kjo deklaratë paraprake do të jepet për publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar nga vetë shefi i misionit të vazhduesve të ODIHR-it në Tiranë, Jonathan Stonestreet; së bashku me Hana Richtermocován, në cilësinë e delegacionit të kryetares së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të KE-së.
Por edhe me praninë e Volkram Gebel, raportues i këtij delegacioni, bashkë me Raul Muresan, zv/shef i misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve.
Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it përbëhet nga mbi 298 vëzhgues nga 30 vende të botës, duke përfshirë 40 afatgjatë dhe 258 vëzhgues afatshkurtër. Ndërsa delegacioni i Kongresit të KiE, përbëhet nga 14 përfaqësues lokalë të zgjedhur nga 11 vende, duke përfshirë anëtarët e Komitetit të Rajoneve të Bashkimit Evropian.
n.e/NOA