SHBA, 9 maj, NOA - Vrasja e liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden kontribuoi për rritje drastike të mbështetjes popullore të presidentit amerikan Barak Obama.
Sipas anketës së organizuar nga Gallup, Obama ka përkrahjen e 52 për qind të qytetarëve amerikanë, që është rritje për gjashtë pikë për vetëm disa ditë. Obama më 1 maj ishte i përkrahur nga 46 për qind të bashkëkombësve të tij.
Një detaj interesant është se është vërejtur rritje e përkrahjes nga radhët e republikanëve, në fillim të muajit maj vetëm nëntë për qind prej tyre e kanë përkrahur punën e Obamës, ndërsa pas likuidimit të Bin Ladenit kjo përqindje u rrit në 12.
Midis votuesve të pavarur përkrahja për Obamën shënoi rritje prej 49 për qindëve, për dallim nga 40 përqindëshi i fillimit të muajit.
Anketa është zbatuar prej 2 deri më 4 maj në një mostër prej 1.500 personave.
NOA