Tiranë, 10 maj 2011, NOA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, është shfaqur publikisht për të monitoruar procesin e numërimit të votave në njësinë bashkiake nr.2 në KZAZ-në numër 46.
Mësohet se nga aty, i dërguari i SHBA-ve nuk ka bërë asnjë deklaratë, por thjesht ka vëzhguar mënyrën se si po kryhej hapja dhe numërimi i kutive të votimit.
Ndërkaq në këtë njësi pak minuta më vonë pritet edhe ndërrimi i komisionerëve për shkak të lodhjes së dy ditëve të fundit.
Sakaq në këtë njësi kryeson kandidati i maxhorancës për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha.
a.y/NOA