English

Basha, 312 vota para Ramës

Tiranë, 10 maj, NOA - Nga 183 kuti të numëruara në Tiranë, kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha është në avantazh 312 vota, ndaj kandidatit të “Aleancë për t♪7 Ardhmen”, Edi Rama. Sipas të dhënave ët fundit të KQZ-së, Basha ka

46582 vota, ndërsa kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” ka 46270 vota.

Ndërkohë që grupet e numërimit në Tiranë nuk po punojnë me maksimumin e kapaciteteve. Shumica e grupeve në KZAZ në kryeqytet kanë ndërprerë numërimin me argumentimin se janë lodhur.

Për këtë qëllim KQZ-ja mori vendimin e shkarkimit të komsionerëve që largohen nga procesi i numërimit. Më problematike ka qenë KZAZ në njësinë numër 5 në Tiranë, ku komisionerët janë larguar duke lënë kutitë të hapura dhe fletët e votimit mbi tavolinë.

a.k./NOA

KOMENTE