Uashington, 10 Maj, NOA – Video e publikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të cilën shihet Osama Bin Laden duke parë televizor është fallso.
Konfirmimi vjen nga Al Kaida, e cila akuzon amerikanët për falsifikim në një video të vendosur në internet dhe e publikuar nga disa agjenci lajmesh islamike, duke përfshirë këtu dhe Shoumoukh al Islam. Video e Al Kaidës vjen si "një përgjigje për videon e transmetuar nga media arabe dhe të huaja që tregojnë" sesi Bin Laden sheh në TV.
Video e Al Kaidës tregon dallimet, sidomos në sytë dhe veshët, midis Osamas dhe njeriut të moshuar që shfaqet në imazhet e lëshuara sipas tyre nga amerikanët.
a.e./NOA