English

Cruz dhe Depp së bashku në “red carpet”

Kalifornia, 10 Maj NOA - Aktori tërheqës Johnny Depp është rikthyer sërish në rolin e tij të piratit Jack Sparrow në pjesën e katërt të sagës “Piratët e Karaibeve: përtej kufijve të detit”.

Përkrah tij këtë herë do të jetë një pirate tepër e veçantë dhe bëhet fjalë për Penelope Cruz, e cila interpreton Anxhelikën.

Të dy kanë kaluar në tapetin e kuq me okazionin e premierës botërore, në parkun e lojërave të Anaheim, në Kalifornia.

Në këtë event nuk kanë munguar dhe shumë yje të tjerë të hollivudit, të cilët kanë parë në mënyrë paraprake filmin.

Ndër to mund të përmendim shtëpiaket e dëshpëruara Eva Longoria dhe Teri Hatcher, Jodie Foster, Kirstie Alley, Ashley Tisdale dhe Vanessa Hudegens.

r.b/NOA

KOMENTE