English

Durrës, Dako kryeson ndaj Xhaferrit me 620 vota

Durrës, 10 maj 2011, NOA- Në qytetin e Durrësit nga 165 kuti votimi, raportohet të jenë numëruar vetëm 63, duke nxjerrë në avantazh kandidatin e Partisë Socialiste me 620 vota.

Vangjush Dako mësohet të ketë marrë deri në këtë kuti, 13157 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për qytetarin”, Ferdinand Xhaferri 12537 vota.

Ndërkaq numërimi po vazhdon edhe në kutitë e tjera, ku raportet mes tyre përmbysen nga kutia në kuti dhe nga vota në votë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Jon Shehu21:33 - 10 Maj 2011
    rop e dakos e t atyre qe e votojne
  • Alfred Mardoda21:16 - 10 Maj 2011
    ec o dako o yll bote
  • piperka20:08 - 10 Maj 2011
    PERPARA DOKA. KJO DO TE THOTE SE KE DURRESIN ME VETE.