English

Durrës, Dako-Xhaferri hahen këmba-këmbës

Durrës, 10 maj 2011, NOA- Qyteti i Durrësit, krahas atij të Tiranës, duket se është më interesanti lidhur me procesin e numërimit të votave.

Ndonëse aktualisht, Vangjush Dako i Partisë Socialiste kryeson garën për kryebashkiak, Ferdinand Xhaferri herë pas here ngre krye e arrin dhe pse me pak vota edhe e kalon.

Deri në orën 21:25 kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Dako, mbante 14772 vota, ndërsa ai i “Aleancës për Qytetarin”, Xhaferri mbante 14056 vota.

Këto rezultate kanë dalë nga 70 kuti të numëruara, ku në total janë 165, nga ku më shumë se gjysma pritet të numërohet në orët në vijim, ose më saktë në ditët në vijim.

a.y/NOA

KOMENTE
  • l n ishem22:57 - 10 Maj 2011
    uroj dhe jam i sigurt se do fitoj ferdinandi sepse e meriton edhe nje her urime