Tiranë, 10 Maj 2011 NOA/ Ervin Tirana - Deri në orën 13.00 të ditës së martë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 191 kuti votimi ndër 485 gjithsej.
Në to rezulton se Lulzim Basha numëron aktualisht 48384 vota, kurse Edi Rama 47718 vota.
Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve në përqindje është 666 vota diferencë mes të dyve në favor të z.Basha.
Ndërkohë është konfirmuar mbyllja e procesit të numërimit të votave për 21 bashki.
Ndër to, Aleanca për të Ardhmen ka fituar 13 bashki kurse Aleanca për Qytetarin, 8 të tjerat.
Bashkitë ku u mbyll procesi i numërimit të votave janë: Gjirokastër, Himarë, Gramsh, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Ballsh, Burrel, Maliq, Peshkopi,Sarandë, Rubik, Rrogozhinë, Sarandë, Ersekë, Pukë, Lezhe, Kukës, Bilisht, Leskovik.
Sakaq është ngushtuar gjithnjë dhe më shumë rezultati ende në proces zbardhjeje të plotë, për garën e Tiranës.
e.t/NOA