Tiranë, 10 maj 2011, NOA- Mimi Kodheli zëdhënësja e Partisë Socialiste për procesin zgjedhor në daljen e saj të radhës i bëri thirrje Kryeministrit Berisha, njëherësh kreut të Partisë Demokratike që të rrijë larg qendrave të votimit.
“Falënderoj komisionerët për punën e bërë dhe durimin e treguar dhe u bëj thirrje të vazhdojnë punën deri në numërimin e votës së fundit. Paralajmëroj Sali Berishën të rrijë jashtë dhe larg qendrave të votimit, në respekt të ligjit dhe Kodit Zgjedhor dhe në respekt të procesit zgjedhor i cili nuk mund të mohohet që ka pasur problemet e veta”, u shpreh Kodheli.
Më tej ajo tha se, fitorja e Partisë Socialiste dhe e “Aleancës për të ardhmen” po zgjerohet edhe më tepër, pasi siç tha ajo sapo u numërua dhe kutia e fundit dhe u arrit rezultati spektakolar në bashkinë e Vlorës.
Sakaq ajo shtoi se në Tiranë rezultati pozitiv po vjen gjithmonë në rritje.
a.y/NOA