Tiranë, 10 maj 2011, NOA- Lëvizja Socialiste për Integrim apeloi që të shmangen thirrjet kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ato ndaj qytetarëve për të mbrojtur votën e tyre.
Anëtarja e kryesisë të kësaj partie Nora Malaj, u shpreh se, “LSI është kundër të gjitha, provokimeve dhe tensioneve te papërgjegjshme, që bien në kundërshtim të hapur me frymën e raportit të OSBE- ODHIRIT për zgjedhjen lokale. Thirrjet dhe adresimi kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lokale, si dhe apeli për qytetarët, që të shkojnë për te mbrojtur votat e tyre, është një akt i padenjë , që nuk lidhet me institucionet demokratike, pasojë e të cilit është provokimi i tensionit dhe konfliktit mes qytetareve”.
Në vijim në emër të LSI, Malaj ka përshëndetur raportin e OSBE- ODIR, me gjithçka ai thotë mbi procesin zgjedhor dhe njëherazi e mbështet atë raport dhe të gjithë rolin vëzhgues të OSBE-ODHIR , si faktor i rëndësishëm për procesin zgjedhor në Shqipëri.
Në përfundim ajo ka bërë thirrje për komisionet deh trupat zgjedhore, që të përfundojnë me sukses punën e tyre për numërimin e votave, duke theksuar se LSI, ngelet e vendosur për të dhënë deri në fund kontributin e saj për procesin zgjedhor.
a.y/NOA