SHBA, 10 Maj NOA - Zemra e mamasë asnjëherë nuk mund të kontrollohet. Edhe ylli i popit Madona është shumë e dhënë pas familjes së saj, madje deri në atë pikë saqë “rrezikon” gjithçka për vajzën e saj Lourdes Maria.
Ylli i popit faktikisht ka vendosur që vajza e saj të jetë pasardhësja në të gjitha kuptimet.
Në këtë mënyrë, së bashku me të ajo ka krijuar një këngë të re “It’s So Cool”, që do të jetë pjesë e albumit të ri dhe me shumë mundësi dhe kolonë zanore e filmit “W.E”, e Luisa Veronica Ciçone si regjisore.
Realisht një version akustik i këngës është krijuar 8 vite më parë në 2003 dhe që atëherë nuk ishte publikuar asnjëherë. duhet kujtuar se kjo këngë është publikuar dhe një herë tjetër, ku Madonna e ka përdorur atë dhe si pjesë e suksesit të 2009 me “Celebration”.
r.b/NOA