English

Maqedoni, pas zgjedhjeve duhet progres për çështjen e emrit

E martë, 10 maj 2011, NOA- Pas zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni duhet të iniciohen takime bisedimesh për emrin për të pasur progres në tërë procesin për arritur tek një zgjidhje.

Kjo është kërkuar sot në Gjenevë nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon në takimin me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti Ivanov theksoi se sekretari i përgjithshëm i OKB-së e ka njohur atë lidhur me tërë zhvillimet në kuadër të OKB-së lidhur me agjendën e zgjidhjes së kontestit të emrit.

Ai shtoi se sipas Ban Ki Moon, zgjidhja nuk duhet të kërkohet në nivel teknik, por se bëhet fjalë për vendim politik, pasi që udhëheqësit e të dyja vendeve duhet që pas zgjedhjeve të shtojnë bashkëpunimin.

Ivanov mori pjesë sot në sesionin e tretë të Platformës globale të OKB-së për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat.

(INA)/NOA

KOMENTE