English

NATO bombardon bunkerin e Gadafit: Nuk dimë nëse është gjallë

Londër, 10 Maj, NOA – Koloneli libian, Muamar Gadafi, nuk dihet nëse është i gjallë apo i vdekur, pas tetë sulmeve ajrore të kryera gjatë natës nga ana e forcave ushtarake të NATO-s.

Një lajm i tillë është raportuar nga gjenerali i brigadës së NATO-s Claudio Gabellini, i cili duke iu përgjigjur pyetjeve nga gazetarët në një konferencë shtypi në Napoli, tha se në shënjestër të sulmeve të fundit të NATO-s ka qenë pikërisht bunkeri i Gadafit.

Bastisjet kishin nisur pas shpalljes së fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, se "loja ka mbaruar dhe se nuk ka të ardhme për regjimin e Gadafit".

Sipas NATO-s, megjithatë, nuk është në rritje fushata e aleatëve, por dëshira për të mbajtur presionin mbi regjimin e Gadafit për të dobësuar kështu aftësinë e tij për të ndikuar mbi popullatën civile... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE