Madrid, 10 Maj NOA - Sensualja Irina Shayk ka qenë e pranishme në tribunat e Open të Tenisit në Madrid në shoqërinë e të fejuarit të saj Cristiano Ronaldo dhe kjo për të parë një tjetër kampion spanjoll, si Rafael Nadal.
Për ti bërë shoqëri çiftit ka qenë një tjetër dyshe e zjarrtë, ajo e përbërë nga Iker Casillas, portier i Real Madrid dhe Sara Carbonero.
Modelja ruse dhe gazetarja spanjolle, kanë marrë të gjitha pozat e kapura nga fotografët e pranishëm, për një tribunë me të vërtetë VIP-ësh. fillimisht në tribunë u shfaqën futbollisti dhe Irina, në një fustan të kuq tepër të bukur. Një prezencë që nuk u kalua pa rënë në sy, pasi modelja ruse falë dhe veshjes së saj vinin në pah të gjitha format e shkëlqyera të fizikut të saj.
r.b/NOA