English

Numërohen 192 kuti votimi ndër 485, Basha 666 vota më shumë se Rama

Tiranë, 10 Maj 2011 NOA/ Ervin Tirana - Deri në orën 13.20 të ditës së martë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 192 kuti votimi ndër 485 gjithsej.

Në to rezulton se Lulzim Basha numëron aktualisht 48568 vota, kurse Edi Rama 48000 vota.

Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve është ulur nga 666 vota në 568 vota diferencë, gjithnjë në favor të z.Basha.

Ndërkohë është konfirmuar mbyllja e procesit të numërimit të votave për 21 bashki.

Ndër to, Aleanca për të Ardhmen ka fituar 13 bashki kurse Aleanca për Qytetarin, 8 të tjerat.

Bashkitë ku u mbyll procesi i numërimit të votave janë: Gjirokastër, Himarë, Gramsh, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Ballsh, Burrel, Maliq, Peshkopi,Sarandë, Rubik, Rrogozhinë, Sarandë, Ersekë, Pukë, Lezhe, Kukës, Bilisht, Leskovik.

Sakaq është ngushtuar gjithnjë dhe më shumë rezultati ende në proces zbardhjeje të plotë, për garën e Tiranës.

e.t/NOA

KOMENTE