English

OSBE/ODIHR publikon sot raportin paraprak

Tiranë, 10 maj, NOA - Zgjedhjet e 8 majit pritet të marrin sot notën e parë nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Misioni OSBE/ODIHR-it do të prezantojë sot raporton paraprak në lidhje me procesin e votimit dhe pjesën e parë të numërimit të votave. Raporti përmban gjetjet e 298 vëzhguesve nga 30 vende, duke përfshirë 40 vëzhgues afatgjatë dhe 258 vëzhgues afatshkurtër.

Deklarata paraprake do të jepet nga Jonathan Stonestreet, Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor të OSBE/ODIHR-it dhe nga Hana Richtermocova, Kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.

Konferenca e vëzhguesve pritet të jepet sot rreth mesditës.

a.k.NOA

KOMENTE