English

OSBE: Zgjedhjet konkurruese dhe transparente, por pati probleme

Tiranë, 10 maj, NOA – Raporti paraprak i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 8 maji ka vlerësuar pozitivisht përgatitjet për zgjedhjet, ndërkohë që nuk i ka kursyer kritikat për dy partitë kryesore.

Në fjalinë e parë të raportit paraprak thuhet se zgjedhjet ishin “konkurruese dhe transparente, por u organizuan në një ambient me mungesën e besimit mes partive”.

Nga ana tjetër, raporti vë theksin ën mënyrën e organizimit të procesit nga ana e dy partive kryesore, duke theksuar se akuzat për manipulime para zgjedhjeve, dëmtuan besueshmërinë e këtij procesi.

“Ashtu si dhe në zgjedhjet e mëparshme, dy partitë kryesore nuk i kryen detyrat zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme”, thuhet në raport.

a.k.NOA (vijon...)

KOMENTE