Tiranë, 10 maj 2011, NOA- Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj, në një dalje për mediat kërkoi që të bëhet zhbllokimi i KZAZ-së numër 52 te Njësia Bashkiake nr.8 në kryeqytet.
“Partia Demokratike është e vendosur të sigurojë numërimin e çdo vote. Ata që kërkojnë të bllokojnë apo ngadalësojnë procesin po shkelin mbi vullnetin e qytetarëve. Bllokimi i sotëm është përqendruar në njësinë nr.8”, deklaroi zëdhënësja e bluve.
Në emër të Partisë Demokratike, ajo i bëri thirrje kreut të Partisë Socialiste Edi Rama që të heqë dorë nga procesi i bllokimit dhe të mos ketë frikë të përballet me verdiktin e qytetarve të Tiranës.
a.y/NOA