English

Policia: Palët të mos bëhen pjesëmarrës në incidente, të paautorizuarit jashtë VNV

Tiranë, 10 maj 2011, NOA- Nga ana e policisë raportohet se gjatë mesditës së sotme në KZAZ-në nr. 54, në shkollën “Avni Rustemi”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar ndërhyrjen e policisë, për të nxjerrë jashtë persona të paautorizuar në Vendet e Numërimit të Votave.

Efektivat e komisariatit nr.3 në kryeqytet, pas marrjes së vendimit nga ana e KQZ-së për ndërhyrje, kanë bërë të mundur largimin nga ambienti ku numëroheshin votat, personat e paautorizuar që ndodheshin aty.

Aktualisht nga ana e bluve të kryeqytetit po qëndrohet në këtë KZAZ për të ruajtur rendin dhe sigurinë në pritje të një vendimi të dytë të KQZ për t’u larguar.

Nga ana e Policisë së Tiranës, u është kërkuar palëve në procesin zgjedhor, mbështetësve apo simpatizantëve të subjekteve politike, që të mos bëhen burim apo pjesëmarrës incidentesh të mundshme.

Theksohet se nga ana e policisë do garantohet deri në fund ruajtja e rendit dhe sigurisë, kjo në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Policinë e Shtetit “Për detyrat e policisë së shtetit dhe forcave të ushtrisë në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore”.

a.y/NOA

KOMENTE