Berat, 10 maj 2011, NOA- Partia Socialiste ka zgjeruar hartën e fitores, duke marrë edhe Bashkinë e Beratit.
Kandidati i Partisë Socialiste Fadil Nasufi ka fituar me 10081 vota ndaj rivalit të tij kandidatit të “Aleancës për qytetarin”, Ilir Deçolli, i cili mori 9032 vota.
Fillimisht gjatë numërimit të votave rezultatet e të dy kandidatëve hera-herës arrinin njeri-tjetrin, por verdikti final, ka rizgjedhur Nasufin për të drejtuar Beratin në katër vitet e ardhshme.
1049 vota ka qenë diferenca mes dy kandidatëve, ku në saj të tyre socialistët fituan edhe bashkinë e Beratit
a.y/NOA