English

PS fiton në Kavajë

Tiranë, 10 maj, NOA - Partia Socialiste ka fituar garën për zgjedhjet vendore në një tjetër bastion të së djathtës. Gjatë orëve të para të mëngjesit është mbyllur procesi i numërimit edhe në qytetin e Kavajës. Kandidati i Partisë Socialiste, Elis Roshi ka dalë fitues me 6008 vota. Ndërsa kandidati i PD, Refik Rrugia, i cili ishte dhe kreu i bashkisë, ka marrë 5128 vota.

Kjo është hera e parë që në Kavajë fiton një kandidat i Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Krisanthi Bani labja16:07 - 10 Maj 2011
    epo do fitonte ps edhe ne kv ne ish bastjonin e saliut kjo do te thote :qe saliu me humbjen qe po peson ne gjith shqiperine duket hapur vjedhja qe ka bere ne 28 qershor votes se lire te qytetareve shqiptare..
  • piperka09:02 - 10 Maj 2011
    PERPARA KAVAJA.TE GJITE JENI TE FITUAR.