English

Rama i djeshëm përgënjeshtroi, Ramën e pardjeshëm

Nga Sali Berisha

Mirënjohje të veçantë të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë, por dhe të vendit, një mirënjohje vendeve që i dërguan ata, mirënjohje ODHIR-it dhe të gjitha ambasadave që në një fundjavë angazhuan personelin e tyre diplomatik, burimet e tyre, materialin, për vëzhgimin sa më të plotë të këtyre zgjedhjeve. Shpreh vlerësimin tim të palëkundur për raportin, për deklaratën që bëri sot kryetari i vëzhguesve të ODHIR-it.

Mbetem plotësisht i vendosur që të bëjmë çdo gjë që ky proces të kompletohet në transparencën më të madhe, që çdo votë e qytetarëve të marrë peshën që i takon në përputhje me kushtetutën e këtij vendi, gjithashtu dua të falenderoj të gjithë komisionerët, numëruesit që po zbardhin, së bashku me ju gazetarët, u falenderoj edhe ju gazetarët se edhe unë ndjek me orë shumë të zgjatura kronikat tuaja, për punën e shkëlqyer që keni bërë dhe po bëni për finalizimin e këtyre zgjedhjeve.

Në qëndrimin tim shumë të prerë, gjithnjë arbitri ndërkombëtar është ai vlerësimi i të cilit mbizotëron për çdo zgjedhje. Ne kemi një traditë shumë të mirë, ne dhe çdo forcë politike, me ODHIR-in, ku probleme të caktuara në qoftë se gjykojmë se nuk kanë patur pasqyrimin e drejtë ua shprehim me fakte dhe argumente, unë nuk kam ndonjë problem t’u them haptas tani të veçantë që nuk jam në dakord, unë jam dakord me të gjitha çështjet që ata kanë ngritur dhe ngrenë, sikundër dua ta theksoj këtu, se një fazë shumë delikate, shumë e rëndësishme e zgjedhjeve është për t’u kompletuar, për të finalizuar numërimin në Tiranë, sepse në Tiranë është një dopio, është një qytet me distancë disa herë më i madh se çdo qytet tjetër, përveç kësaj Tirana ka dy zgjedhje, krahas zgjedhjeve këshilli e kryetar, ka për minibashki dhe këshilltarë të minibashkive, pra faktikisht janë dy Tirana, dy Tirana pra bëjnë sa gjysma e Shqipërisë.

Në këtë kontekst duhet të kompletohet me transparencë të plotë, sikundër kam besim tek sistemi i shqyrtimit të ankesave që ka vendi tek KZAZ-të, nga të gjithë komisionerët pa përjashtim të PS dhe PD të cilës do force që janë aty, në tërësi në ndonjë rast të vogël e dëshmojnë njerëzit e ligjit, siç keni konstatuar edhe ju tek KQZ-ja në gjykatë . Unë nuk kam asgjë specifike për të parashtruar këtu, vetëm vendosmëria ime dhe përkushtimi im që ky proces të finalizohet ashtu siç i kërkojnë standardet e zgjedhjeve të lira.

Mazhoranca, Qeveria, Kryeministri janë të detyruar të zbatojnë me përpikmëri ligjin, të bëjnë gjithçka që procesi të zhvillohet në përputhje me shtetin ligjor, dhe institucioneve , ajo që unë nuk mund të marr përsipër kurrë është raporti i politikanëve që çdo forcë politike zgjedh me votën e shqiptarëve.

Ajo është një palcë, palca e kulturës sepse në qoftë se je në politikë je natyrisht për të shfrytëzuar të gjithë potencialin për të realizuar idetë dhe programin që ti beson, je në mënyrë vendimtare për të pranuar verdiktin e popullit tënd e kombit tënd cilido të jetë ai.

Mbetem shumë i vendosur të përshëndes sapo KQZ të jap rezultatin dhe ju e keni konstatuar që ne nuk japim rezultatet nga 2009 e këtej, nuk publikojmë asnjë rezultat jo se nuk kemi qendrat tonë që përpunojmë të dhënat, i kemi për përdorim të brendshëm por që në mënyrë absolute ne nuk do ti lejojmë vetes të parakalojmë institucionet zyrtare të cilat tani falë teknologjisë në dhënien e të dhënave janë pothuaj në kohë reale.

Unë pres të finalizohen rezultatet dhe të bëj përshëndetjen , zgjedhësit i përshëndeta por të përshëndes të zgjedhurit.

Nuk shprehem sepse më duhet pastaj të komentoj votën. Se do të jetë blu Shqipëria , do ta shpallim pasi të shpall rezultatin KQZ.

Mendoj se mediat shqiptare një nga kontributet më të mëdha që kanë në historinë e këtij vendi ka qenë avokatia që ato i kanë bërë në kohë shumë të vështira votës së lirë.

Mediat që nga viti 2001 e deri sot kanë përcjell me ndershmëri sakrificë, dhe transparencë ushtrimin e të drejtës fondamentale të qytetarëve shqiptar të votës, dhe këtë kontekst nuk kam konstatuar asnjëherë një diskordancë, nuk kam konstatuar asnjëherë një diskordancë midis realitet dhe ekraneve, por mediat duke raportuar të vërtetat që jo rrallë janë përpjekur ti konfuzionojnë përfaqësuesit e partive, ka ndihmuar edhe më shumë kanë dhënë pra një vlerë që ky proces zgjedhor.

Deklarata e z. Rama e cila ishte një deklaratë hutimi, dhe nuk mund të thuash që në ekran ishin kështu. Por e pashë dje në ekran që nxori Kryetaren e Bashkisë së Burrelit, më erdhi mirë, dhe tha që ja ku i kam mandatet e tyre, por në kundërshti z. Rama i djeshëm përgënjeshtroi z. Rama të pardjeshëm . Është normale në politikë të korrigjohesh.

Ndërsa komisionerët tanë, kanë marrë porosi të prerë dhe kategorike që të bëjnë maksimumin për të kompletuar një minutë e më parë. Nuk dua të bëj komente, por e vërteta është që ka një zonë në Tiranë që ju mund të shkoni aty dhe të shihni sesi bllokohet zona 8. dhe bllokohet, unë me media e kam ndjekur.

E vërteta është që në Durrës ka pasur një moment në të cilën dikush që s’duhet të futej dhe që u fut me qëllime të këqija, u krijua një ndërprerje sepse s’mund të shkoj kush të bëj presione numëruesve, përkundrazi porosia jonë është që ata të bëjnë maksimumin. Dhe u them se të gjithë komisionerët po bëjnë maksimumin, a mund të kishte më shumë qendra këto janë çështje të KQZ, njerëzit janë të lodhur të rraskapitur nuk mund ti qortojë, edhe kur vendosin të bëjnë një pushim dhe një pushim do ta bëjnë.

Unë e kam gjykuar këtë mënyrë numërimi si një arritje të shkëlqyer të Shqipërisë, por dua të them këtu në të ardhmen do të donte që të përcaktoheshin disa rregulla që lejojnë një numërim më të shpejtë. Psh. jo qendra me 50 mijë zgjedhës, mund të përgjysmohen qendrat tani. Ju ftoj të imagjinoni një qendër me 50 mijë zgjedhës, numëro kryetarin, numëro këshilltarin, kryetarin , etj. Kjo është sa e vërtet aq edhe e mundimshme, ndaj dhe KQZ i shqyrton në tërësi dhe është një proces që ka funksionuar në mënyrë të plotë.

KOMENTE