English

Rama: Policia të mos ngatërrojë uniformën, me flamurin e pushtetit

Tiranë, 10 maj 2011, NOA- Sërish kryesocialisti Edi Rama, nga selia rozë ka prezantuar të sapozgjedhurin për të drejtuar Bashkinë e Sarandës,Stefan Çipën.

Ai e ka cilësuar atë si një investim me vlerë, duke thënë se nën drejtimin e tij qyteti bregdetar do çlirohet nga drejtimi që i është bërë nga ish-kryebashkiaku i djathtë.

“Në Berat kemi fituar 4 nga 5 bashki, në Fier 5 nga 6 bashki dhe gjashta është në rrugën e fitores, në Gjirokastër 5 nga 6, në Lezhë, 3 nga 5 bashki, ndërsa e katërta është në rrugën e fitores, në Korçë 4 nga 6. në Vlorë 5 nga 7 dhe e 66 është në rrugën e fitores. Përshëndes dy përfaqësues të “Aleancës për të Ardhmen, qytetarë të respektuar të cilët nuk arritjen dot objektivin por mbeten fitues në kuptimin e asaj që dhanë dhe përfaqësuan, kandidatin e Krujës dhe Gjok Jakun në Lezhë”, deklaroi Rama.

Ai bëri thirrje se ndërkohë që ka rënë nata, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë në Tiranë të përqendrohen te procesi i numërimit të votave dhe të ndjekin me vëmendje këtë proces, duke iu drejtuar shefit të bluve Sali Berisha që të bëj kujdesin e duhur që të mos e trash më zullumin në njësitë e procesit dhe të mos trazojë më standardet e zgjedhjeve.

Sipas tij, Berisha nuk ka mundur të cenojë rezultatin në Bashkinë e Tiranës, qoftë atë në garën për kandidatët qoftë atë për këshillin bashkiak.

Në përfundim ai u shpreh: “Kam apel të drejtpërdrejtë për uniformat blu dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që të qendrojnë në krye të detyrës dhe për asnjë çast të mos ngatërrojnë uniformën blu të shtetit me flamurin blu të pushtetit, të gjithë ata që sillen si hiena në rrugën e natës, në përpjekjen për të korruptuat, ta harrojnë Tirana është e qytetarëve, ata janë të parët, ata e kanë vendosur kush është i pari”.

a.y/NOA

KOMENTE