Madrid, 10 Maj NOA - Nuri Sahin është lojtari më i ri i Real Madrid.
Lajmi është njoftuar nga vetë lojtari turk në një konferencë të mbipopulluar për shtyp, në Signal Iduna Park.
Aktualisht i dëmtuar në ligamentet e gjurit të tij të djathtë dhe kjo prej gjashtë javëve, mesfushori ka bërë të ditur të ardhmen e tij.
“Do të shkoj tek Reali i Madridit. Jam shumë krenar dhe tepër i emocionuar që po jap këtë njoftim. Vendimi ishte tepër i vështirë për tu marrë, Borussia do të më mungojë gjithmonë”, - tha talenti 22-vjeçar i përfaqësueses turke.
r.b/NOA