Shkodër, 10 maj 2011, NOA- Nga ana e policisë së Shkodrës gjatë paradites së sotme u bë e mundur sekuestrimi i 4 kg e 124 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva, ku u arrestua në flagrancë edhe autori.
Kolë Nika, 56 vjeç, lindur në fshatin Gushtë të Komunës Temal dhe banues në lagjen “3-Heronjtë”, të qytetit Shkodër, u ndalua pas informacioneve të marra dhe gjatë kontrollit të ushtruar, në aksin rrugor Vau i Dejës - Kryebushat, pikërisht në
vendin quajtur Kryebushat të rrethit Shkodër.
56 vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në automjetin e tij tip Benz, në cilësinë e provës materiale, krahas sasisë së lëndës narkotike edhe 225.000 Euro, 3. 22.000 lekë të reja, 5 aparate celularë të markave të ndryshme dhe automjeti tip Benz, me targa SH 82 34 E.
“Prodhim dhe mbajtje e lëndës narkotike”, ëshët vepra penale për të cilën Kolë Nika do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës.
a.y/NOA