English

Stonestreet: Procesi i numërimit i ngadaltë, në disa raste i paorganizuar

Tiranë, 10 maj 2011, NOA Update – Procesi i numërimit të votave është i ngadaltë dhe në shumë raste i paorganizuar mirë. Kështu e cilësoi procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve vendore të 8 majit kreu i delegacionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të ODHIR-it Xhonatan Stonestreet.

Duke iu referuar situatës parazgjedhore, e cila pati incidente mes palëve dhe ankesa për përgatitjen e procesit, Stonestreet theksoi se “dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, procesi vijoi mirë, por numërimi po ecën në mënyrë të ngadaltë, dhe është i paorganizuar mirë në disa raste”.

Stonestreet vlerësoi në këtë raport paraprak se Kolegji zgjedhor ka vepruar në mënyrë të paanshme në lidhje me ankesat që i mbërritën para zgjedhjeve.

Ai evidentoi se nuk u arrit rekomandimi për rritjen e numrit të grave kandidate në këto zgjedhje të qeverisjes vendore.

Sipas Stonestreet krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2009 u ulën ndjeshëm abuzimet me burimet administrative.

Kreu i delegacionit të vëzhguesve vërejti se rekomandimi i dhënë nga vëzhguesit e zgjedhjeve të vitit 2009 për administrimin më me përgjkegjshmëri nga partitë politike të zgjedhjeve nuk është zbatuar e në këtë kontekst duhet ende të merret merret parasysh.

Stonestreet theksoi se vëzhguesit ndërkombëtarë do të dalin me një raport përfundimtar për këto zgjedhje vendore pas dy muajsh.

Në këtë deklaratë sipas tij do të jepen disa rekomandime që duhet të merren parasysh në të ardhmen, duke thesuar këtu edhe rekomandimet që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.

Stonestreet tha gjithashtu se misioni i ODHIR-it do të vijojë punën e vet edhe pasi të largohet nga vendi.

mit/NOA

KOMENTE