Libi, 10 maj, NOA- Gjatë natës në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, janë dëgjuar shpërthime nga sulmet raketore të NATO-s. Dëshmitarët thanë se duket se sulmet për cak i kishin ndërtesat qeveritare, përfshirë edhe kompleksin e liderit të Libisë, Muamer Gadafi.
Raportohet se aeroplananat e NATO-s i kishin sulmuar së paku katër vende në dhe rreth Tripolit dhe se këto ishin bombardime tejet të rënda. Këto sulme u bënë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se po kalon koha për Gadafin. Nga sulmet ajrore të NATO-s, në kompleksin e Gadafit në Tripoli, më 1 maj, u vranë djali dhe tre nipër të tij.