English

Vëzhguesit Vendorë: KQZ me anësi politike

Tiranë, 10 maj, NOA -Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në raporti paraprak për zgjedhjet vendore është ndalur në procesin paraelektoral dhe ecurinë e tij gjatë ditës së votimit.

Drejtuesit e koalicionit thekun se nuk u përmbushen kriteret dhe se KQZ-ja ka treguar anësi politike. Sipas koalicionit edhe Bordi i Monitorimit të Mediave nuk tregoi nivelin e duhur profesional

“Klima politike me një polarizim të skajshëm. Anëtarët e KQZ shprehën anësi politike. Nuk u respektua koha as nga PS si dhe kryetarët e njësive vendore nuk përmbushën detyrimet ligjore. Fletët e votimit nuk u përgatitën në kohë dhe me gabime. Nuk u përgatit në kohë logjistika mbështetëse dhe funksionimi i faqes online të KQZ në lidhje me rezultatet. U vu re përdorimi i administratës publike në mitingjet elektorale”, thuhet në kapitullin e konstatimeve të problemeve nga vështruesit.

a.k.NOA

KOMENTE