English

Vlorë, fiton Shpëtim Gjika i PS me 4855 vota avantazh

Vlorë, 10 maj 2011, NOA- Pak minuta më parë përfundoi edhe numërimi i të gjitha kutive dhe fletëve të votimit ku u shpall fitues kandidati i opozitës për bashkinë e Vlorës, i rizgjedhuri për të tretën herë Shpëtim Gjika.

Përballë tij garonte kandidati i maxhorancës, ish-deputeti Ardian Kollozi.

Mësohet se nga numërimi i votave Shpëtim Gjika ka marrë 22540 vota përkundër atyre të Ardian Kollozit, 17685 vota.

Diferenca mes tyre llogaritet në shifrën 4855 vota, duke i dhënë kështu Partisë Socialiste edhe një bashki kyçe në Shqipëri.

Gjatë gjithë procesit të numërimit të votave Gjika ka kryesuar gjithmonë rezultatin

a.y/NOA

KOMENTE