Tiranë, 10 maj 2011, NOA- Sipas rezultateve të publikuara deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se në bashkitë ku është mbyllur numërimi 14 bashki i ka fituar Partia Socialiste, 8 Partia Demokratike dhe 1 Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit.
Vihet re se në disa zona dhe bashki socialistët kanë fituar terren siç është rasti i Himarës, Tepelenës, Ballshit, Rrëshenit e Rubikut.
Më poshtë 23 bashkitë dhe partitë që i kanë fituar:
1-Leskoviku- PS
2-Bilisht- PD
3-Kukës- PD
4-Lezhë- PD/ LSI
5-Gramsh- PS
6-Gjirokastër- PS
7-Himarë- PS
8-Përmet- PS
9-Delvinë- PD
10-Peqin- PD
11-Tepelenë- PS
12-Memaliaj- PS
13-Ballsh- PS
14-Burrel- PS
15-Maliq- PS
16-Peshkopi- PD
17-Sarandë- PS
18-Rubik- PS
19-Rrogozhinë- PDIU
20-Rrëshen- PS
21-Ersekë- PS
22-Pukë- PD
23-Kamëz-PD
a.y/NOA