Rifreskohet minutë pas minute
Tiranë, 11 Maj 2011 NOA/ 23.40 – Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sapo kanë dalë rezultatet për 414 kuti votimi të numëruara në totalin prej 485 kutish.
Në to rezulton se Edi Rama ka 106624 vota, kurse Lulzim Basha 106430 vota.
Në këtë mënyrë, diferenca e votave mes kandidatëve Basha dhe Rama ka arritur në 194 vota më shumë për kandidatin e të majtës, Edi Rama.
Kuti të numëruara: 414/485
Edi Rama: 106624 vota
Lulzim Basha: 106430 vota
Hysni Milloshi: 1193 vota