English

Apple mund Google, marka vlen më shumë

SHBA, 11 Maj NOA - Apple mund Google dhe bëhet firma e cila vlen më shumë në klasifikimin e BrandZ 100 të Millward Brown.

Molla ka superuar 153 miliardët e dollarëve dhe kjo ndërsa Google për katër vite ka dominuar, tashmë ka zbritur në vendin e dytë me një shifër prej 111,5 miliardësh.

Vendi i parë, i arritur nga marka e Cupertino, duhet thënë se i detyrohet shumë suksesit të iPad-ve dhe iPhone-ve.

Ndërmjet 10 vendeve të para, gjashtë prej tyre janë ndërmarrje teknologjike: Ibm-vendi i tretë, Microsoft-vendi i pestë, At&T-vendi i gjashtë ndërsa China Mobile-vendi i nëntë.

r.b/NOA

KOMENTE