Gjirokastër, 11 maj, NOA – Tre studentë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, janë ndaluar nga policia pasi dyshohen si autorë të grabitjes së një dyqani me elektroshtëpiake.
Personat e arrestuar janë; A. V., 21 vjeç 1990, lindur dhe banues në Berat, student në fakultetin Ekonomik, viti i tretë, E. B., 21 vjeç lindur dhe banues në Berat, student në vitin e dytë për Matematikë- Informatikë dhe G. M., 22 vjeç lindur dhe banues në Tepelenë, student në vitin e tretë, dega greqisht.
Tre të rinj kanë vjedhur dje gjatë orëve të para të mëngjesit në një dyqan elektroshtëpiake kanë grabitur 2 televizorë plazma, 1 CD-i e madhe dhe një DVD-i.
Pasi i kanë marrë pajisjet, një prej televizivëve të rinjtë e kanë shitur.
Pronari i dyqanit ka bërë padinë në policinë për grabitjen me vlerë rreth 150 mijë lekë.
Policia ka arritur të gjejë në banesën e tre të rinjve, në lagjen “8 Shtatori” në Gjirokastër televizorin dhe CD-të dhe DVD-të.
a.k/NOA