Gjenevë, 11 maj 2011, NOA- Armëpushim në Libi, ka qenë kërkesa për Kryeministrin e Libisë, nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon.
Ai i ka kërkuar kryeministrit Al-Baghdadi Ali Al-Mahmudi, që armëpushimi duhet të jetë i menjëhershëm,
Më tej ai kërkoi që të mos pengohet hyrja në vend e organizatave humanitare, gjë që është mbështetur edhe nga ngarkuara për politikë të jashtme në BE, Catherine Ashton, njoftoi se ajo planifikon që të ngrihet një degë e BE-së në Bengasi, qyteti që mbahet si bastion i kryengritësve. Qëllimi është që të ndihmohen më mirë njerëzit në këtë qytet, tha Ashtoni para Parlamentit Europian
Ndërsa ky mesazh drejtpërdrejt kreut të qeverisë së Libisë iu përcoll gjatë një takimi në Gjenevë nga ana e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
a.y/NOA